Adelina Ismaili tregon arsyen pse e ka vetullën të prerë

12.10.2017 16:13

Që kur u shfaq për herë të parë me vetullën e prerë, shumë vajza deshën ta imitojnë. Adelina ka qenë gjithmonë e paarritshme, por vetullën mund ta priste kushdo për t'i ngjarë sado pak. Me siguri në atë kohë kemi menduar, siç vazhdojmë të mendojmë dhe tani, që prerja e vetullës është një detaj i pamjes ekstravagante të Adelinës, nga e cila këngëtarja, edhe pse me një stil jete shumë ndryshe tashmë, larg skenës dhe mama e një djali, vazhdon ta mbajë si shenjë që forca dhe karakteri i saj nuk janë zbutur dhe as janë bërë pjesë e së zakonshmes.

Megjithatë, Adelina Ismaili ka zbuluar për "1001 pse" që ajo vijë në vetull nuk është aspak një veprim i vullnetshëm për t'u dukur ndryshe. Shenja, sipas Adelinës, ka mbetur nga një lojë a grindje, me të motrën, Emën, kur kanë qenë fëmijë dhe më pas ajo nuk është kujdesur deri në fund duke shkuar në spital, por penjtë ia ka hequr gjyshja në shtëpi.

Nga kjo ka ardhur shenja që të gjithë kanë dashur ta imitojnë dhe që e ka bërë edhe më të veçantë portretin e bukur të Adelinës. Sigurisht nëse ajo do të kishte shqetësim kryesor perfeksionin do e maskonte, por vetulla e prerë është më shumë në përputhje me tipin e Adelinës, kështu që, nëse Ema është kritikuar në atë kohë, më pas duhet të jetë falënderuar nga këngëtarja.

Këtë sekret Adelina e ka zbuluar shumë kohë më parë, shkruan Kosovarja, por siç ndodh tashmë në kohën e mediave online, një lajm që del në sipërfaqe, përhapet sikur sapo ka ndodhur edhe nëse është i shumë kohëve më parë. Megjithatë duke qenë që shumë nga ju mund të mos e keni ditur kuptimin e asaj vetulle të prerë, mund ta zbuloni tani. Dhe mos shkoni të ziheni me motrën!

Source @revistaclass.al


Since she first appeared with her eyebrows, many girls wanted to imitate her. Adelina has always been unattainable, but her eyebrows can be expected by anyone to make it as small as possible. Surely at that time we thought, as we continue to think now, that earring is a detail of Adelina's extravagant appearance, from which the singer, albeit with a very different life style, is far from the stage and mother of a boy , continues to hold it as a sign that its strength and character have not been softened or even become part of the ordinary.

However, Adelina Ismaili has revealed for "1001 why" that she comes to her eyebrow is by no means a voluntary act to look differently. The sign, according to Adelina, has remained a game of quarreling, with my sister, Emma, ​​when they were children, and then she did not care until finally going to the hospital, but the penis was removed by the grandmother at home.

From this came signs that everyone wanted to imitate and made even more beautiful Adeline's beautiful portrait. Of course if it had the main concern, perfection would be masquerading, but the eyebrow is more in line with the Adelin type, so if Emma was criticized at that time, then it should be thanked by the singer.

This secret has been revealed by Adelina long ago, writes Kosovarja, but as it is already in the time of online media, a news story spills as if it had just happened if it was too long ago. However, since many of you may not have known the meaning of that cuticle, you can find it now. And do not go fuck with your sister!

Source @ revistaclass.al