E konfirmuar Fiori Dardha nuk është më pjesë e Dance with me

10.10.2017 22:40

Mbrëmjen e djeshme u bë bujë e madhe në rrjet që pas reagimit të Fiori Dardhës në ‘Dance with me’ e cila pas debatit me Robert Alinë tha se e kishte të papranueshme të vazhdonte më spektaklin. Gjithçka u duk se u zbut pasi Fiori u rikthye të ngjitej edhe një herë në skenë por mesa duket pasi ajo ka reflektuar pas spektaklit nuk e ka parë të arsyeshme të kthehet.

Pyetur nga Blitz.al mbi këtë vendim Fiori shkurt e thjeshtë u përgjigj se nuk mund të shkelte mbi parimet e saj dhe ndonëse nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveç asaj që ndodhi ‘live’ në spektakël sërish ajo e ka të pamundur të rikthehet. Ajo tregon se nuk ka diçka personale me Robertin por me fjalët e tij të cilat për Fiorin, tejkaluan çdo kufij.

Nga ana tjetër moderatorja e ‘Boom’ tregon se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun si dhe po kënaqej pa masë në këtë format, por kjo zgjedhje që ka bërë është një herë e përgjithmonë, duke na bërë me dije kështu se nuk bëhet më fjalë për ndonjë rikthim të mundshëm të hënën që vjen.

Tani mbetet vetëm të presim për emrin që produksioni do të vendosë për të zëvendësuar Fiorin. Kujtojmë se kjo është e dyta e larguar pas Linda Reit nga ‘Dance with me’.

Source @Bliz.al


Yesterday evening became a big fuss in the network after Fiori Dardha's reaction to 'Dance with me', which after the debate with Robert Alina said it was unacceptable to continue the spectacle. Everything seemed to soften after Fiori returned to climb once more on stage but apparently after she reflected after the spectacle did not see fit to return.

Asked by Blitz.al on this decision Fiori shortly replied that he could not break his principles and although there was nothing other than what happened 'live' in the spectacle again it is impossible to get back. It shows that there is nothing personal about Robert but with his words which for Fiorin exceeded any boundaries.

On the other hand, Boom's moderator shows that she has had a very good relationship with Vera Grabocka and Alketa Vejsiu, and she was enjoying this format, but this choice she has done is once and for all, making me you know so that no mention is made of any possible return on Monday coming.

Now it is only to wait for the name that the production will decide to replace Fiorin. We remember that this is the second behind Linda Reit from 'Dance with me'.

Source @ Bliz.al