Si ta quaj këtë dashuri, Muaji i mjaltit i Kushit dhe Arnavit, çifti i vë flakën dhomës, ja çfarë do të ndodh nesër

10.10.2017 20:42

Arnav kthehet në shtëpi dhe gjen dhomën e bërë rrëmujë nga Kushi dhe i thotë asaj ta pastrojë. Anxhali vjen dhe pyet çfarë ka. Kushi i thotë se biznesi po i ecën shumë mirë dhe tani ajo mund të vdesë e qetë. Anxhali i uron Kushit jetë të gjatë. Ajo largohet. Lakshmi vjen tek Kushi dhe ajo flet mirë për Anxhalinë me Lakshmin.

Arnav kujton skenën kur Kushi u përqafua me Shamin. Sham blen një orë të shtrenjtë me paratë e Anxhalisë. Arnav i bërtet Kushit. Kushi e pyet pse u nxeh. Arnav i thotë se nuk do lejojë t’i ndodhë gjë motrës së tij. Kushi nuk po e kupton. Arnav i thotë: Vetem sepse nuk flas nuk do të thotë që nuk i di gjërat. Kushi e pyet çfarë di. Arnav e merr me forcë dhe e çon pranë pishinës.

Kushi i thotë ta lëshojë. Arnav i thotë se ajo e meriton gjithçka që i ka ndodhur. Ai i thotë se nuk do e lejojë atë të marrë çfarë do. Kushi qan.Arnav i thotë se nuk ka për t’i besuar lotëve të saj.Ai largohet por ndalon kur Kushi i thotë: Jo nuk kam për të qarë për një person që nuk ka zemër. Arnav bërtet mjaft. Ai e shtyn Kushin dhe mbyll derën me forcë pa e parë që dora e Kushit ishte aty shkruan revistawho.com. Kushi bërtet nga dhimbja.

Arnav hap derën dhe i mjekon dorën Kushit por ajo nuk pranon. Sham dëgjon Arnavin dhe Kushin duke u zënë. Ai i thotë Anxhalisë. Arnav dhe Kushi i thonë Anxhalisë se gjithçka është në rregull por ajo nuk i beson. Anxhali dhe Sham shkojnë të flasin me gjyshen. Ajo vendos që Arnav me Kushin dhe Akash me Pajalin të bëjnë muajin e mjaltit.

Kushi i tregon biletën për muajin e mjaltit Arnavit por ai e gris. Kushi i thotë se edhe ajo kundërshtoi.As akash dhe Pajal nuk mund të ikin për muaj mjalti dhe Akashi i kërkon falje Pajalit pasi ai ka shumë punë për projektin e ri të Arnav. Kushi merr jastëkun dhe batanijen dhe shkon të flejë në divan. Arnav i thotë se ajo ka për të fjetur në shtrat dhe shkon vetë të flejë në divan. Gjyshja dhe Anxhali vendosin që çiftet ta kalojnë muajin e mjaltit në shtëpinë Raizada.

Ato e kthejnë shtëpinë si një hotel ekzotik. Arnav nuk e pëlqen fare dhe do të largohet por të tjerët nuk e lejojnë. Çiftet duhet të kërcejnë me njëri tjetrin. Arnav i thotë Kushit të mos ëndërrojë kot sepse të gjithë këtë po e bën për motrën e tij. Ata përhumben në shikimet e njëri tjetrit teksa kërcejnë. Më pas për çiftet janë përgatitur dy dhoma romantike.

Burri Manormës u merr atyre celularët dhe i mbyll dyert. Dhoma e Kushit dhe Arnav është dekoruar shumë romantike dhe të dy habiten. Arnav i fryn qirinjve dhe ata ngelin pa dritë. Arnav gjen një shkrepëse dhe Kushi shkon të ndezë qirinjtë por përplaset me Arnav dhe të dy bien në krevat. Arnav për pak djeg dorën dhe Kushi e hedh shkrepësen. Dhoma merr flakë.

Source @revistawho.com